Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli sot me homologun e tij turk Tajip Erdogan pas rinovimit të marrëveshjes së grurit.
Marrëveshja, e cila lejon kalimin e sigurt të anijeve të cilat transportojnë grurin ukrainas, u rinovua të enjten, mes shqetësimeve se Rusia nuk do të marrë pjesë përsëri. Sot, Zelenskyy dhe Erdogan diskutuan për sigurinë dhe bashkëpunimin energjetik dhe përshëndetën zgjatjen e kësaj nisme.
Zelenskyy siguroi gjithashtu presidentin turk se Ukraina do të mbetet një garantues i sigurisë globale të ushqimit.
“Në një telefonatë me presidentin Erdogan, ne vlerësuam zgjatjen e marrëveshjes së grurit”, tha ai. /abcnews.al/