Forcat ruse kanë fituar terren brenda qytetit të Bakhmut, ka konfirmuar ministri i mbrojtjes i Ukrainës.
Kjo vjen pasi Ukraina tha se kishte rifituar territorin në qytetin lindor gjatë ditëve të fundit.
Oleksiy Reznikov tha se pavarësisht nga fitimet e Rusisë, ajo ende nuk kishte kontroll mbi Bakhmut dhe luftimet po vazhdonin.
Trupat e Moskës po përpiqen të rimarrin tokën e humbur rreth qytetit, shtoi ai, por forcat ukrainase i kanë zmbrapsur sulmet e tyre.
Bakhmut ka qenë vendi i një prej betejave më të përgjakshme dhe më të gjata të luftës, ku të dyja palët i referohen si “mulli i mishit” për shkak të numrit të viktimave të pësuar.