Ukraina eliminon më shumë se 12 gjeneralë rusë, Toçi e Meçollari: Nuk ka ndodhur në asnjë luftë, ja boshllëku që krijon

schedule20:50 - 19 Qershor, 2023

schedule 20:50 - 19 Qershor, 2023

 

Në një vit e gjysmë e luftë, Rusia ka humbur më shumë se 12 gjeneralë. Sipas kolonel Çlirim Toçit i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, kjo ka qenë një nga strategjitë më të rëndësishme të Ukrainës.

Meçollari shtoi se kjo krijon një boshllëk në zinxhirin komandues pasi gjereali i ri do 1-3 muaj, por ai ka mungesë informacioni dhe nuk mund të ndërmarrë aksione të rëndësishme.

Sipas tyre te forcat ruse nuk funksionon zinxhiri komandues dhe kjo detyron gjeneralët të ekspozohen, por njëkohësisht meritë ka edhe inteligjenca ukrainase.

Mecollari: Fillimisht detyrën e tij e bën zëvendësi, deri sa vjen gjenerali tjetër, por kjo do kohë, të paktën 1 muaj, normalisht do 3 muaj.

Krijon një problematike në komandimin e sistem – kontrollit që e bën mungesa  e informacionit që ka gjenerali i ri.

Për një vit e gjysëm të vriten 12 gjeneralë nuk ka ndodhur në asnjë luftë.

Toci: Të jesh shef i shtabit, do të thotë të jesh një nga gjeneralët më të përgatitur. Kjo është një nga  pikat më të rëndësishme që Ukraina po godet.

Një nga problemet e forcave ruse është që zinxhiri nuk funksionon. Nuk e kanë atë decentralizimin e zinxhirit të komandimit. Në shumë raste detyrohet komandanti që të marrë pjesë dhe të ekspozohet në luftë. Për në këtë rast futen në lojë edhe inteligjenca e vendit tjetër.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!