Ukraina e shqetësuar për praninë e raketave balistike iraniane në Rusi

schedule22:25 - 7 Shtator, 2024

schedule 22:25 - 7 Shtator, 2024

Ministria e Jashtme e Ukrainës deklaroi se ishte e shqetësuar nga njoftimet për një transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane në Rusi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, diplomacia ukrainase shprehet se thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Teheranit dhe Moskës përbënte kërcënim për Ukrainën, Evropën dhe Lindjen e Mesme, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë trysninë ndaj Iranit dhe Rusisë.

Rrjeti CNN dhe gazeta Wall Street Journal njoftuan të premten se Irani kishte transferuar në Rusi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke cituar burime të paidentifikuara.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi në muajin gusht se Rusia po priste dërgimin e menjëhershëm nga Irani të qindra raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi të tipit “Fath-360”. Po ashtu, dhjetëra ushtarakë rusë po trajnoheshin në Iran për të përdorur armët që komandohen përmes satelitëve për përdorim eventual në luftën në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!