Qyteti i Bucha-s që ndodhet në veriperëndim të Kievit është liruar nga forcat ruse. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një video të publikuar nga Kiev Independent.
Kryebashkiaku falënderoi forcat e armatosura të Ukrainës për çlirimin e qytetit që u mor nën kontroll nga rusët më 27 shkurt.
“31 marsi do të hyjë në histori për qytetin tonë,” tha ai.
Kujtojmë se ditët e fundit, forcat ukrainase mundën te merrnin edhe kontrollin e Irpin-it. /abcnews.al/