Ukraina: Bisedime me Rusinë kur mos të ketë burime për të luftuar

schedule11:08 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 11:08 - 18 Dhjetor, 2024

Bisedimet për paqe mes Kievit dhe Moskës do të jenë të mundshme vetëm kur Rusia të mos ketë më burime për të vazhduar luftën, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Kjo është për shkak se Vladimir Putin në mënyrë të pashmangshme do të rifillonte ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, nëse ai nuk do të detyrohej për një “paqe të drejtë”, thotë Andriy Yermak, shkruan Sky News.

“Vetëm të fortët ndihmohen, kështu që ne duhet të mbetemi të fortë,” tha ai në një takim të autoriteteve rajonale në Lviv.

“Negociatat reale për një paqe të qëndrueshme do të fillojnë vetëm kur armiku të mos ketë më burime për të vazhduar luftën. Nëse Rusia nuk detyrohet të bëjë një paqe të drejtë, nuk do të ketë paqe. Do të ketë një pauzë dhe Moska do ta përdorë këtë pauzë për të rivendosur forcat dhe për të vazhduar ofensivën.”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!