Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës deklaroi se pas sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ftesa e Presidentit Putin në Samitin e G20 duhet të anulohet dhe vetë Rusia të përjashtohet nga G20.
“Putin pranoi publikisht urdhërimin e sulmeve me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike. Me duart e tij të njollosura me gjak, ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë. Ftesa e Putinit për samitin e Balit duhet të revokohet dhe Rusia të përjashtohet nga G20”, shkroi në Twitter Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës .
Putin publicly acknowledged ordering missile strikes on Ukrainian civilians and energy infrastructure. With his hands stained in blood, he must not be allowed to sit at the table with world leaders. Putin’s invitation to Bali summit must be revoked, and Russia expelled from G20.
— Oleg Nikolenko (@OlegNikolenko_) November 1, 2022
Zyra e Presidentit të Ukrainës deklaroi se terrori raketor i Rusisë kundër Ukrainës duhet të ketë një përgjigje edhe më të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Në veçanti, Rusia duhet të përjashtohet nga G20./Abcnews.al/