Ukraina bën një tjetër hap drejt anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

schedule18:56 - 22 Gusht, 2024

schedule 18:56 - 22 Gusht, 2024

Ukraina ka bërë sot një hap tjetër drejt anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Kievi ratifikoi Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke hapur mundësinë e ardhshme për më shumë ndjekje penale të zyrtarëve rusë për krime lufte.

Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të ratifikuar statutin e ICC. Anëtarësimi në ICC është një kërkesë për t’u bashkuar me BE-në, gjë që Ukraina shpreson ta bëjë.
Ukraina u pranua zyrtarisht si kandidate në qershor 2022.

Dokumenti u nënshkrua fillimisht mbi dy dekada më parë nga qeveria ukrainase, në vitin 2000, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi ratifikimin, duke thënë se ishte jokushtetuese të lejohej GJNP të vendoste mbi veprimet e Ukrainës.

Shumë ukrainas kishin frikë se ratifikimi i tij mund t’i lejonte ICC-së të ndiqte penalisht qytetarët ukrainas që kishin marrë pjesë në konflikt në territorin e tyre.

Për të menaxhuar shqetësime të tilla, legjislacioni përmban një klauzolë që thotë se Ukraina nuk do të njohë juridiksionin e ICC-së në rastet kur krimet mund të jenë kryer nga shtetas ukrainas.

Në vitin 2023, GJPN-ja lëshoi ​​urdhra arresti për Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, mbi akuzat për krime lufte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!