Zëvendëskryeministrja e Ukrainës deklaroi këtë mëngjes se sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për civilët e bllokuar në qytetet e rrethuara nga ushtria ruse.
Megjithatë Iryna Vereshchuk vuri në dukje se zyrtarët po bëjnë përpjekje për të hapur korridoret. Ajo gjithashtu akuzoi forcat ruse për shkeljen e armëpushimit dhe bllokimin e autobusëve që evakuonin civilët në një mesazh në Telegram.
Kjo vjen pasi kryetari i Mariupolit, një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë, tha se më shumë se 100,000 banorë janë ende në pritje për t’u evakuuar nga zona.
Ushtria ruse ka nisur pushtimin e Ukrainës që prej shkurtit./abcnews.al/