“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, Dembele vazhdon vonesat te Barça

schedule09:20 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 09:20 - 2 Dhjetor, 2021

Drejtusit e Barcelonës i kanë lënë afat Ousmane Dembeles deri më 15 dhjetor për të marrë një vendim mbi rinovimin e kontratës së tij me blaugranat, me Xavi hernandez që është një nga trajnerët që kërkon respektimin e kushteve të vendosur nga ai, sulmuesi francez duket se nuk zë mend.

Ka pasur disa raste që pas ardhjes së Xavit te blaugranat që Dembele shkon me vonesë në stërvitje dhe për këtë tekniku spanjoll nuk toleron, por vesi i keq Dembelen e ndjek edhe nëpër darka të organizuara nga stafi.

Këtë të mërkurë Pedri u shpall lojtari më i mirë në Europë dhe pas kthimit nga ceremonia e Topit të Artë, ai kishte ftuar të gjethë drejtuesit dhe shokët e ekipit në një darkë, e cila vjen para një takimi shumë të rëndësishëm që Barça ka në Champions League kundër Bayern.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”, kjo është shprehja ideale që mund t’i përshtatet Dembeles i cili edhe në darkën e skuadrës shkoi 1 orë me vonesë, dhe duket se lojtari as nuk ka ndërmend të ndryshojë këtë sjellje të tij. /f.a/abcnews.al