Ujkani “shqelmon” virusin, negativ në testin e sotëm

schedule16:09 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 16:09 - 14 Dhjetor, 2020

Samir Ujkani shërohet nga koronavirusi. Lajmin e njofton vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Negativ”, duke vërtetuar në këtë mënyrë shërimin nga Covid-19.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës ishte infektuar, por pa shfaqur simptoma të rënda të koronavirusit. Tashmë ai është në gjendje të rikthehet në skuadrën e Torinos dhe të jetë i gatshëm për trajnerin Gianpaolo në ndeshjen e radhës.

 

Ujkani luan sezonin e dytë te Torino, teksa ai është portier rezervë. Ndërkohë, një tjetër gardian shqiptar, Etrit Berisha vazhdon të jetë i infektuar dhe qëndron i izoluar. Te Torino qe infektuar edhe dardani tjetër, Mërgim Vojvoda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!