Ujkani optimist për të ardhmen: Nuk kërkojmë alibi, përparojmë me punë

schedule23:23 - 6 Shtator, 2020

schedule 23:23 - 6 Shtator, 2020

Saimir Ujkani u rikthye të luajë si titullar te Kosova pas një kohe të gjatë. Portieri 32-vjeçar ndihet keq për humbjen 1-2 kundër Greqisë, por tenton të mbajë lart moralin e Dardanëve duke u shfaqur optimist në prononcimin e dhënë për Supersport.

Jam i lumtur që u ktheva në portë, por jemi të mërzitur dhe nervozë për humbjen. Ishte një ndeshje ekstra, prej situatës aktuale dhe historisë. Shumë lojtarë nuk kanë luajtur, po dallohet situata e vështirë fizike. Edhe Greqia e pati problem, nuk është se luajtën në mënyrë fantastike, përfituan nga topat që u dhuruam ne.

Na munguan tifozët, ata na kanë çuar gjithmonë përpara me mbështetjen e tyre. Nuk është se po kërkojmë alibi prej mungesave. Jemi 25-30 lojtarë, gjithkush që luan për Kosovën jep gjithmonë maksimumin.

Duhet të shikojmë veten, të përparojmë dhe të mos e ndalim kurrë punën. Me punë vjen përparimi. Maqedonia e Veriut? Duhet të reagojmë, të punojmë fort nëpër klube këtë muaj që të kthehemi në nivelin që kemi pasur.

Jemi një grup me pozitivitet, shpresojmë të kthehen shpejt lojtarët që na kanë munguar dhe të vazhdojmë të punojmë fort që të jemi gati për Maqedoninë“, deklaron portieri i Torinos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!