Kulturat aziatike prej kohësh po korrin përfitimet e orizit dhe madje e konsiderojnë atë si një simbol të “grave dhe pjellorisë”. Por fuqitë e orizit shkojnë përtej të ushqyerit. Ata kanë përdorur ujë orizi për t’i bërë flokët më të gjatë dhe të shëndetshëm për shekuj me rradhë.
Uji i orizit është plot me antioksidantë, minerale, vitamina B dhe E dhe aminoacide, të cilat së bashku tingëllojnë si një kombinim hyjnor për të ruajtur bukurinë tonë. Ndër benefitet që sjell përdorimi i tij janë: Rrit elasticitetin, rrit shkëlqimin si dhe nxit rritjen e flokëve, shkruan abcnews.al
Si ta përdorni ujin e orizit në shtëpi
Hidhni në një enë me ujë një gjysmë filxhani me oriz dhe lëreni për 30 minuta. Kullojeni ujin në një tas të pastër. Pasi keni larë flokët me shampo, shpërlajini më pas me ujë orizi, masazhojeni skalpin dhe lëreni për 20 minuta. Në fund, thjesht shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë dhe keni mbaruar.
Si një përforcues i kujdesit për lëkurën
Një studim ka konfirmuar se uji i orizit ngadalëson plakjen e lëkurës, zvogëlon formimin e rrudhave të reja dhe zbut vijat e imëta ekzistuese. Përveç kësaj, ndihmon në acarimin e lëkurës. Mund ta përdorni si toner pas pastrimit ose thjesht duke larë fytyrën me të. /abcnews.al