Ujësjellësat, më shumë investime në 2024/ Mbështetje në vlerën 8.8 miliardë lekë, prioritet marrin zonat bregdetare

schedule15:48 - 3 Nëntor, 2023

schedule 15:48 - 3 Nëntor, 2023

Investimet në ujsjellës-kanalizime  do të jenë në fokus të  buxhetit për vitin 2024.Në projektbuxhet parashikohet një fond me financim të brendshëm  prej 8.8 miliardë lekësh për këtë vit  ose 1.5 mld më shumë krahasuar kjo me një vit më parë.

Ndërkohë në total shpenzimet vetëm për këtë  sektor  prekin vlerën 11.5 mld lekë.Ndërhyrjet gjatë vitit të ardhshëm do të përqëndrohen kryesisht në investimet e ujsjellës-kanalizimeve që janë në zonat bregdetare.

Kjo nismë është një masë e marë për të përballuar fluksin e turistëve   që kanë vizituar këtë vit Shqipërinë. Koha  e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrijë  në 21 orë. Përsa I takon zonave fokusi do të jetë sidomos në jug  dhe në listë  janë  furnizimi me ujë i zonave bregdetare, të  Drimadhes dhe Dhërmiut që i është akorduar  fondi më i madh. Programi  i “Ujësjellës Kanalizimeve ”  parashikon gjithashtu  ulje të humbjeve  në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026.

Aktualisht sektori  i ujsjellës-kanalizimeve  është në një proces reformimi dhe riorganizimi, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2020-2030. Synimi është ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 shoqëri rajonale me qëllim final menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!