Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

schedule08:48 - 10 Prill, 2025

schedule 08:48 - 10 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, në vend janë 43 zona urbane, që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se në mandatin e katërt, do të hapen edhe 5 kantiere.

“Po pse mo xhan duhet atëherë të më shikosh, të më dëgjosh? Mbylle aksesin tim në të gjitha kanalet e tua, nuk të dal më as në Facebook, as në Instagram, as askund tjetër dhe bie rehat. Pse stresohesh ti kaq shumë? Ndërkohë që për ujin 24 orë po të informoj se kur ne morëm detyrën kishte ujë 24 orë vetëm në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale, janë 11 kantiere të hapura dhe do duhet të hapim dhe 5 të tjera gjatë mandatit të katërt dhe e përmbyllim këtë transformim historik sepse Shqipëria nuk është problemi se mbeti pa ujë në një moment të caktuar 24 orë. Nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në asnjë kohë të komunizmit kështu që është dashur një punë kolosale dhe janë dashur financime kolosale që vazhdojnë kështu që edhe këtu është ajo që thashë më përpara, disa mund të flasin si të duan duke u nisur nga mllefi, duke u nisur nga tifozllëku politik, duke u nisur nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet dhe me të vërtetën mirëpo këto që unë them i dëgjojnë të gjithë dhe nëse nuk do të kishte njerëz që kanë 24 orë ujë dhe janë shumica në Shqipëri, dërrmuese madje, që kanë 24 orë ujë sot, atëherë do të revoltoheshin dhe do të mbanin qëndrim dhe ne nuk do të merrnim shumicë, siç do ta marrim në 11 maj, shumicën absolute besoj.”, theksoi ai./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!