UFC-251/ Usman “bishë”, Masvidal duhet të provojë herë tjetër!

schedule09:32 - 12 Korrik, 2020

schedule 09:32 - 12 Korrik, 2020

Tre tituj të dhënë në UFC-251. Betejat u zhvilluan në “Fight Island” në Abu Dabi dhe sytë ishin nga dueli mes Kamara Usman dhe Jorge Masvidal. Luftohej për gjerdanin e peshës Welterweight dhe në fund afrikane Usman ishte ai që triumfoi, në një ndeshje që në fund u vendos nga gjyqtarë.

Pesë raunde dhe juria (50-45, 50-45, 49-46) ishte krah Usman, i cili ka mbrojtur titullin kampion. Në fakt nuk duhej të ndeshej me Masvidal, i cili zëvendësoi Gilberts Burns. Ky i fundit doli pozitive me koronavirus dhe nuk mund të dublonte, ndaj edhe u bë kjo lëvizje. Masvidal nuk ishte ende gati, por u mundua ta fitonte këtë duel dhe gjerdanin.

DUELET E TJERA – Max Holloway nuk ia doli të merrte hak ndaj Alexander Volkanovski. Australiani triumfoi edhe në “rematch”, por nuk e kishte aspak të lehtë. Madje e nisi duelin shumë keq, por në fund i dha disa goditje kundërshtarit, që ua ndryshoi mendjen gjyqtarëve. Rezultat shumë i ngushtë, pasi ata morën këtë vendim: 48-47, 48-47, 47-48, çka i dha fitoren Volkanovskit, i cili mban gjerdanin në peshën featherweight.

Henry Cejudou largua nga UFC dhe la titullin bantwmweight champion vakant. Petr Yan ishte ai që e fitoi këtë xherdan, pasi kundërshtar i tij, Jose Aldo, në raundin e pestë u dorëzua para grushteve të rusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!