Uellsi, koha për rotacion dhe dyshja Verratti-Chiesa: Rrëfehet Roberto Mancini

schedule12:14 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:14 - 19 Qershor, 2021

Italia zbret sërish në fushë nesër. Takimi i tretë në grupin A për kombëtaren e kaltër, që i ka fituar të dy ndeshjet e para me të njëjtin rezultat; 3-0. Përballë Uellsi i Gareth Bale (e diel, 18:00). Një barazim mjafton për vendin e parë, por Roberto Mancini kërkon fitore dhe lojë të bukur.

Disa ndryshime do të ketë në formacion, kalendari në Euro 2020 është i ngjeshur dhe trajneri do të lërë pushim ndonjë nga titullarët. Marco Verratti është rikuperuar, teksa pritet ta nisë nga fillimi edhe Federico Chiesa i Juventusit.

Ekipit i kërkoj të luajë si gjithmonë, t’i bëjë gjërat mirë dhe të sulmojë, të luajë në sulm. Synojmë fitoren ndaj Uellsit, duam të mbyllim grupin në vend të parë. Sigurisht që nuk do e kemi të lehtë, ndeshja nis në orën 18:00 dhe bën shumë nxehtë.

 

Mancini dhe Verratti

Do të jetë ndeshja e tretë në 10 ditë, dy të parat na kanë konsumuar shumë energji. Disa lojtarë janë padyshim më të lodhur se të tjerët, ky mund të jetë momenti i vetëm për të bërë disa ndryshime“, deklaron Mancini, i cili ndalet edhe te Marco Verratti.

Marco nuk ndodhet në 100% të formës fizike, por ai ka cilësi teknike që mund të kompensojnë këtë gjë. Po, mund të luajë ndaj Uellsit, por të shohim nëse do e nisë si titullar apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Sulmi? Chiesa mund të luajë në çdo rol të repartit ofensiv, edhe pse e bën shumë mirë rolin si sulmues krahu“, deklaroi trajneri i Italisë, që ishte kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!