UEFA surprizon me vendimin, lojtari më i mirë i ndeshjes Kroaci-Shqipëri shpallet “fantazisti” kroat

schedule18:45 - 19 Qershor, 2024

schedule 18:45 - 19 Qershor, 2024

Pavarësisht se mund të arrinim një fitore të madhe, “Legjionarët” e Kombëtares sonë u mjaftuan me barazimin 2 me 2, ndaj një përfaqësuesje të madhe si Kroacia, duke siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe shpresojmë të mos jetë e fundit, teksa në sfidën e radhës do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës.

Megjithatë, ajo çka nuk duhet mohuar është paraqitja fantastike që djemtë tanë zhvilluan në fushën e blertë, sidomos ajo Mario Mitajt, i cili ishte spektakolar, në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe “gardianit” të portës, Thomas Strakosha, i cili ishte një “mur” i vërtetë në portën e Kombëtares, duke mos i lënë kundërshtarët të shënonin të paktën në 3 raste të pastra.

Mirëpo, pavarësisht këtyre perfomanca, çmimi për lojtarin e ndeshjes nuk erdhi mes “Legjionarëve” tanë, por në krahun tjetër të fushës, me specialistët e UEFA, që mesa duket janë mahnitur më shumë nga loja e sulmuesit të Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili ishte edhe autori i golit të parë për Kroacinë, si edhe krijoi një sërë aksionesh. /i.m /abcnews.al

Postimi i UEFA: