UEFA merr vendimin, Juventus-Sevilla do të “drejtohet” nga një gjerman

schedule11:51 - 9 Maj, 2023

schedule 11:51 - 9 Maj, 2023

Ditën e sotme, UEFA ka përcaktuar grupin e arbitrimit që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë gjysmë-finale të UEFA Europa League, mes Juventus e Sevilla, në “Allianz Stadium”, që do të përballjen mbrëmjen e së enjtes.

Si arbitër kryesorë është vendosur gjermani Daniel Sieber. Nga Gjermania vijnë dhe asistentët, me dyshen Jan Siedel-Rafael Foltyn, që do t’i vijnë në ndihmesë të Sieber nga “krahët” e fushës së blertë.

Ndërkaq, “kreu” i VAR për përballjen në Torino është vendosur gjermani Bastian Dankert, ndërsa asistenti i tij është zvicerani, Fedayi San. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!