UEFA habit të gjithë, ja kush u shpall lojtari i ndeshjes në sfidën e Dortmundit

schedule23:07 - 15 Qershor, 2024

schedule 23:07 - 15 Qershor, 2024

“Kuqezinjtë” tanë nuk ia dolën të siguronin qoftë edhe një pikë, në sfidën e parë, të këtij edicionit, të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit u mund me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Të Kaltërit” e Italisë, mirëpo zhvilluan një lojë fantastike, duke rivalizuar jo pak kampionët në fuqi të Evropës.

Golat e djemve të teknikut Luciano Spalletti erdhën nga dyshja e “Zikaltërve”, të Inter, Alessandro Bastoni e Nicoo Barella, mirëpo asnjëri prej tyre nuk u vlerësua sa duhet nga UEFA, me këta të fundit që kanë çuditur jo pak me vendimin e tyre, duke i akorduar “fantazistit” të sulmit, të Juventus, Federico Chiesa, çmimin si “Lojtari i Ndeshjes”

Ky i fundit nuk mund të thuhet se shkëlqeu, me anësorin, Mario Mitaj, që ja bëri jetën “ferr”, 26-vjeçarit, përgjatë 77 minutave të qëndrimit në lojë, mirëpo për saktësine prej 77% në pasime dhe me dy raste të shënuar, shumë pak për t’i akorduar një çmim të tillë, UEFA vendosi të nderojë “Të Kaltërin” e Spalletti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!