UEFA cakton gjyqtarët e sfidës Çeki-Shqipëri

schedule14:47 - 4 Shtator, 2023

schedule 14:47 - 4 Shtator, 2023

UEFA ka vendosur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Republika Çeke-Shqipëri.

Një emër i madh i arbitrimit është zgjedhur që do të gjykojë këtë sfidë të rëndësishëm për Kombëtaren kuqezi dhe bëhet fjalë për Entoni Tejlor.
44-vjeçari anglez cilësohet si arbitri më i mirë në Premier Ligë për momentin, por kontestimet ndaj tij kanë qenë gjithnjë të shumta, si finalja e Ligës së Europës midis Seviljës dhe Romës, që bëri Zhoze Murinjon të tërbohej dhe ta priste në parking për ta kritikuar.

Së bashku me Tejlor, tre asistentët e tjerë të tij do të jenë anglez. Geri Besvik, Li Bets dhe Kreig Pavson, ndërsa sa i përket dy gjyqtarëve që do të jenë në VAR nuk janë zgjedhur akoma.

Për Entoni Tejlor do të jetë hera e parë që gjykon edhe Çekinë, ashtu edhe Shqipërinë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!