Shalie Lipp, një luftëtare 21-vjeçare e MMA, ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik disa javë përpara ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së saj e cila ishte në zhvillim.
Sportistja amerikane, e cila duhej të ndeshjen me Natalie Gage më 20 maj në “Ignite No Mercy 11” në “Kent Freeman Arena”, pësoi një aksident automobilistik në Minesota kur makina që ajo drejtonte u përplas me një automjet tjetër.
Lipp ishte pasagjere në makinë, por në momentin e aksidentit ajo kishte qenë pa rrip sigurimi.
“Zemra ime është absolutisht e thyer. Ti ishe një qenie njerëzore kaq e mrekullueshme, plot premtime dhe përpjekje. Një nga të paktët njerëz që kam takuar ndonjëherë, e cila ishte në kërkim të vërtetë të madhështisë”, ndau trajneri i tij, Eric Sweeney. /h.ll/abcnews.al