Udhëtoni pa stres, “Ryanair” udhëzon si të udhëtoni me komoditet dhe me efiçencë

schedule12:32 - 16 Nëntor, 2023

schedule 12:32 - 16 Nëntor, 2023

Proçesi i paketimit është një prej proceseve më stresuese përpara udhëtimi. Fluturimet mund të kenë kërkesa që krijojnë sfida të mëtejshme: a është kjo çantë sipas përmasave të lejuara? A do ma lejojnë këtë kremin tek kontrolli i sigurisë? Si ta transportoj karrocën e bebit? Me linjat me kosto të ulët, pyetjet janë të shumta dhe koha për të gjetur të gjitha përgjigjet mund të jetë shpesh herë e pamjaftueshme.

Për të patur drejtimin e duhur për udhëtimet gjatë këtyre pushimeve por edhe për udhëtime të tjera, Ryanair ka përgatitur një listë me udhëzime dhe mënyra si të paketoni bagazhet tuaja, si të kaloni kontrollin dhe udhëtimin të qetë, komodë dhe pa shqetësim.

  1. Check-in dhe dokumentat

Koha e rekomanduar e check-in është të paktën 6 orë para nisjes. Ia vlen ta keni parasysh këtë dhe të mos e lini këtë aspekt të vogël, por një nga pjesët më të rëndësishme të udhëtimit, për minutën e fundit. Duke u identifikuar përmes aplikacioneve celulare, si aplikacioni Ryanair, pasagjerët marrin menjëherë kartat e imbarkimit dhe të gjitha informacionet për udhëtimin e tyre të planifikuar, informacionin për hipjen në avjon ose numrin e portës.

Aplikacioni gjithashtu, ndihmon për të qëndruar të informuar në kohë për situatat në aeroport. Në këtë mënyrë, pasagjerët informohen paraprakisht për fluturimet e anuluara ose ndryshimin e orareve të nisjes.

  1. Përmasa e duhur dhe bagazhet e dorës

Për të gjithë udhëtarët, bagazhi i dorës është një aspekt shumë i rëndësishëm. Përpara se të udhëtoni, është e mira që të lexoni gjithmonë rregulloren e bagazheve që mund të mbani me vete dhe t’i masni për të qenë të sigurt që përputhen me dimensionet e rekomanduara nga Ryanair – 40cm x 20cm x 25cm. Është me vlerë të mbahet parasysh që përmasa e bagazhit përfshin edhe dorezat, edhe rrotat. Për të shmangur ndonjë situatë shqetësuese në aeroport, mbani mend që bagazhi duhet të hyjë poshtë sediljes, përpara jush. Hapësirat e bagazheve mbi kokën tuaj janë të rezervuara për valixhet që blihen si hapësirë ekstra.

  1. Kontroll sigurie pa shqetësim

Përpara fluturimit, çdo udhëtar kalon përmes kontrollit të sigurisë. Për ta përshpejtuar këtë proces, është mirë që të gjitha paketimet e lëngjshme, ilaçet dhe pajisjet elektronike t’i vendosni në krye të valixhes, që të nxiren jashtë lehtësisht dhe të vendosen në koshat plastik. Gjithashtu, duhet të siguroheni që nuk keni asnjë gjë të lëngshme në paketim më të madh se 100 ml. Kjo përfshin kozmetikat e lëngjshme, si kremërat e trupit apo shkumat e rrojes. Paketimi i mjeteve të mprehta si mprehësi i thonjve, piskatore apo gërshërë, nuk këshillohet në valixhen e dorës.

  1. Uhdëtim komod me fëmijën tuaj

Për ata që udhëtojnë me foshnja, Ryanair ofron mundësinë e transportimit të karrocës ose të ndenjëses së makinës, pa tarifë shtesë. Por, është e mira që këto pajisje të regjistrohen në check-in.

Mauro Bolla – Drejtori i Komunikimit për Italinë, Shqipërinë, Qipron, Greqinë dhe Rumaninë, u shpreh se:

“Për sa kohë Shqipëria bëhet vendi i 37-t që i bashkohet rrjetit të Ryanair, me 17 destinacione për Tiranën, udhëtarët shqiptarë mund të shijojnë tashmë fluturime konkuruese dhe më shumë mundësi për të vizituar shtëpinë, miqtë dhe familjarët jashtë vendit. Prandaj, të mbajturit parasysh të pak rregullave do të reduktojë sresin dhe emocionet e fluturimit, për të patur një udhëtim të kënaqshëm dhe komod me linjën tonë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!