Udhëtimi tradicional i babagjyshit të Vitit të Ri nëpër botë, simbol solidariteti

schedule12:51 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 12:51 - 27 Dhjetor, 2019

Udhëtimi i babagjyshit të Vitit të Ri është sidomos një simbol solidariteti, sjell dhurata dhe gëzim për fëmijët në të gjithë botën, në mënyrë të veçantë për atë që kanë më shumë nevojë, dhe nuk janë mirë me shëndet.

Për këtë arsye Babagjyshi i Vitit të Ri nis udhëtimin e tij duke zbritur me slitë nga malet e Armenisë, apo me një bakonë të madhe për të arritur tek fëmijët e pastrehë në Filipine pas Tajfunit. Apo në mënyrë të befasishme, kapet në dritaret e një spitali ku janë shtruar fëmijë dhe ku nuk ka borë si në Kopakabana.

Më pas mbërrin tek fëmijët që e presin në plazh me anë të një motori uji. Kostumi i babagjyshit të Vitit të Ri vishet edhe për të vrapuar në maratona për bamirësi. Por festë është edhe për kafshët e adoptuara që më në fund kanë gjetur një shtëpi. Ndërkohë në Lima apo Peru, kafshët sfilojnë të veshur me të kuqe pranë miqve të tyre njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!