Papa Françesku ka mbërritur në Indonezi , ku do të nisë edhe fazën e parë të udhëtimit të tij në Azi dhe Oqeani.
Avioni me Papën në bord u ul në aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në prani të Ministrit të Çështjeve Fetare, Papa u drejtua në Nunciaturën apostolike ku do të takojë një grup të varfërish, të pastrehë dhe refugjatësh të ndihmuar nga komuniteti i Sant’Egidio dhe shërbimi jezuit për refugjatët.