Udhëtimi i fundit dhe trashëgimia e George Floyd për këdo në botë

schedule10:46 - 10 Qershor, 2020

schedule 10:46 - 10 Qershor, 2020

Analizë nga Stephen Collinson, CNN

Eulogjia prekëse ndaj George Floyd nga vëllai i tij Rodney, të martën është pjesërisht e vërtetë, megjithëse sa i thellë dhe i qëndrueshëm do të jetë ky ndryshim do të  shihet në vazhdim.

Në një hark kohor të shkurtër, vdekja e një njeriu me ngjyrë  nga një polic i bardhë  u bë një pasqyrim në historinë e dhimbshme racore të Amerikës.

Floyd papritmas u bë njeriu më i famshëm në botë, duke i shkaktuar  dhimbje të gjithëve me fjalët e tij : ” Unë nuk mund të marr dot frymë “. Megjithatë ai kurrë nuk do ta dijë famën e tij dhe as do të mund të kuptojë ndryshimin që ka bërë, raporton abcnews.al

Në të gjithë SHBA, udhëzimet e policisë nuk janë ndjekur dhe policia është shpërberë për të formuar një të re.

NFL pranoi se kishte qenë e gabuar që  nuk i kanë dhënë zë  racizmit. Në Britani, janë bërë kërkesa për të rrëzuar  statujat që nderojnë autorët e kolonializmit.

Vala e protestave e nxitur nga vdekja e Floyd dhe trazirat shoqërore që  shkaktoi do të vazhdojnë përsëri edhe pasi ai të varroset, raporton abcnews.al

Do të jenë ditë, javë ose muaj përpara se ndikimi që ai shkaktoi të mund të vlerësohet siç duhet. Por tashmë, reformimi i policisë për të zhdukur racizmin në radhët pas një liste pa mbarim të vdekjeve të burrave afro-amerikanë në paraburgim është tani një parazgjedhje politike në Uashington, siç theksoi Abby Phillip i CNN.

Republikanët e Senatit, tashmë duke  pritur zgjedhjet e nëntorit me frikë dhe duke parë veprimet e Presidentit të  tyre ndërsa turma të ndryshme marshojnë me shpejtësi, ata përgatitën projektligjin e tyre të reformës policore.

Rrugët e tejmbushura  të qyteteve amerikane në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter ishin një kujtesë se ndryshimi vjen në Amerikë vetëm nga një popullate e nxitur dhe këmbëngulëse, raporton abcnews.al

Në një kohë tjetër, gjërat mund të kishin qënë ndryshe. Por në një periudhë pandemie dhe frike fuqia e ndjenjës së  racizmit theksoi fuqinë e njerëzimit për të shkruar fatin e vet.

Një simbol global

Ka shumë arsye për të dyshuar në parashikimin e Rodney Floyd.

Rep. John Lewis ka deklaruar se ai kurrë nuk ka parë turma të tilla të përziera raciale që marshojnë për drejtësi, pasi më shumë qytetarë të bardhë se kurrë më parë po ecin në mënyrë metaforike në këpucët e vëllezërve të tyre afro-amerikanë, dhe kjo forcë mistike politike është në lojë.

 

Në Francë, vdekja e Floyd-it ka zhvendosur politikat që shumë raste të brutalitetit policor ndaj francezëve me ngjyrë nuk e arritën dot. Chokeholds( shtrëngimi në fyt) i përdorur nga oficerët më përpara tashmë janë të ndaluara.  Tani mund të shohësh fytyrën  murale të Floyd  në Kenia, Bregun Perëndimor  dhe Europë duke nënkuptuar fuqinë e ndryshimit, raporton abcnews.al

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau  qëndroi i heshtur rreth 21 sekonda kur u pyet në lidhje pamjen e forcave të sigurisë që po largonin protestuesit  jashtë një kishe ikonike në Uashington.

Ndërkohë protestuesit u mblodhën në Universitetin e Oksfordit për të kërkuar heqjen e një statuje të imperialistit të zjarrtë Sir Cecil Rhodes.

 

Vdekja e Floyd gjithashtu po nxit ringjalljen e një debati mbi të kaluarën e ndërlikuar racore të Winston Churchill. Ai është lavdëruar për udhëheqjen e tij në mposhtjen e nazizmit dhe ka bashkëpunuar me Presidentin Franklin Roosevelt për të shpëtuar demokracinë perëndimore, por mbështetja e tij  për Perandorinë Britanike bëri që demonstruesit të vandalizojnë  statujën e tij në Londër me një slogan duke e quajtur atë racist, raporton abcnews.al

Armiqtë e SHBA si Irani dhe Kina gjithashtu e vunë re këtë akt. Ata madje e  portretizuan vdekjen e Floyd si vrasje të sanksionuar nga shteti.

Vdekja e Floyd-it ka prekur politikën kulturën dhe sportin.

Në dhomat e korporatave amerikane dhe redaksitë e lajmeve, po diskutohet më tepër për racën dhe diskriminimin dhe me shumë punonjës po shqyrtojnë për herë të parë realitetin e diskriminimit.

Pengesat që po hasen

Disa nga ndryshimet e javëve të fundit janë të pakthyeshme.

Por Floyd nuk ka të ngjarë të jetë njeriu i fundit afro-amerikan që ka vdekur nga racizmi. Nëse harku i historisë do të përkulet para  drejtësisë, do të jetë një proces i gjatë dhe zhgënjyes. Vdekja e tij nuk e ka ndryshuar realitetin e të qenit me ngjyrë  në Amerikë apo diku tjetër. Prindërit  do të duhet të flasin me fëmijët e tyre se si të sillen me  oficerët e policisë. Koronavirusi, i cili ka goditur në mënyrë disproporcionale njerëzit me ngjyrë ka nxjerrë në pah pabarazitë në shoqërinë amerikane, raporton abcnews.al

Kandidati presidencial Joe Biden, i cili po kërkon të fitojë zgjedhjet presidenciale është identifikuar me legjislacionin e drejtësisë penale në vitet 1990 që shumë  e shohin si një faktor kontribuues në racizëm.

Por ky ndryshim gjithashtu mund të shkaktojë kundër-reagime. Vdekja e Floyd nuk  ndryshoi realitetin  e një Presidenti, refleksi i të cilit është të përdorë retorikën raciale për të përparuar në qëllimet e tij politike.

Trump tha se 75 vjeçai që shtyu policia ishte një provokator i lëvizjes Antifa. Shtëpia e Bardhë ndërkohë vazhdoi duke argumentuar se nuk ka racizëm  në sistemin e drejtësisë penale-pavarësisht provave të shumta që kanë treguar  të kundërtën.

Por një nga imazhet e javëve të fundit  mund të jetë pamja e Shtëpisë së Bardhë e rrethuar nga një gardh i zi i lartë, me Presidentin që fshihet brenda duke u përpjekur të shmangë forcat politike që vijnë në drejtim të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!