Udhëtimet e shpeshta të Schurrle: Ndodh prej vajzës, ndihem më mirë pa mish

schedule14:42 - 9 Shkurt, 2020

schedule 14:42 - 9 Shkurt, 2020

Andre Schurrle u transferua verën e kaluar te Spartaku i Moskës. Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon me ekipin rus. Në një prononcim për Gala.de, 29-vjeçari flet rreth jetës jashtë futbollit.

Sulmuesi po i përkushtohet më shumë familjes dhe vajzës së vogël, kështu që udhëton drejt Berlinit të paktën një herë në javë. Schurrle ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit dhe tani ndihet më mirë fizikisht falë konsumimit më të paktë të… mishit.

Për momentin po udhëtoj shumë, por tentoj të vij në Berlin, të paktën, një apo dy herë në javë. Nuk dua të shoh vajzën time duke u rritur nëpërmjet FaceTime. Ushqimi? Më parë konsumoja shumë mishin, por e kam rralluar falë këshillave të gruas time, Anna. Që prej momentit që kam ndryshuar stilin e të ushqyerit ndihem shumë më mirë fizikisht“, deklaron Andre Schurrle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!