Ditën e sotme u bë inagurimi i veprës më të madhe infrastrukturore të verilindjes, ai i tunelit të Murrizit, si segment i rëndësishëm i e rrugës së Arbrit.
Projektuesi Faruk Kaba në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës, u shpreh se zgjatja e rrugës së Arbrit deri në vitin 2025 ka qenë një neglizhencë dhe mungesë dashamirësie për ta përfunduar, por gjithashtu edhe për cështje fondesh.
‘Në vitin 2002 pasi kishim bërë disa letra banorët e zonës së rajoneve të Peshkopisë ndoshta edhe të Dibrës së Madhe, ku kërkohej ndërtimi i një rruge që të lidhte shkurt, u paraqit me shumë entuziazëm ideja e rrugës së Arbrit dhe zuri vend, madje u hoq nga plani një nga objektet e asaj kohe dhe u fut studimi i fizibilitetit dhe u bë për herë të parë një studim fizibiliteti për rrugën e Arbrit. Me ato ritme me siguri që rruga e Arbrit duhet dhe do të kishte përfunduar, shumë më shpejt. Zgjatja deri në 2025 ka qenë një neglizhencë apo mungesë dashamirësie për ta përfunduar, sigurisht ka qenë edhe cështja e fondeve, por në ekonominë e tregut ekzistojnë të gjitha mundësitë. Ishte një segment i kufizuar, duhet të ishte ndërtuar më parë, por edhe tani që ka përfunduar, personalisht e ndjej veten mirë, por sigurisht për të gjithë do të jetë një vepër që do shërbejë për lidhjen e rajoneve në një farë mënyrë të izoluar nga distancat e mëdha. Aq më tepër që do të lidhë edhe pjesën e Maqedonisë.”
/ abcnews.al

