Udhëtim për të mos u humbur në liqenin e Dushkut, ujëvarës së Sotirës dhe kanionet e Holtës në Gramsh

schedule16:59 - 16 Gusht, 2020

schedule 16:59 - 16 Gusht, 2020

Nëse keni vendosur të kaloni një fundjavë në rrethin e Gramshit, bukuritë natyrore në këtë rreth janë të panumërta.

Sot kemi vendosur të shkojmë drejt liqenit të Zambakëve apo siç njihet ndryshe liqenit të dushkut. Rruga është e amortizuar, por bukuritë natyrore që të ofron kjo zonë me peizazhin apo gjelbërimin e pafund të bëjnë të harrosh amortizimin e rrugës.

Nëse nisesh nga Gramshi udhëtimi zgjat 45 minuta, ndërsa nga Tirana duhen 90 minuta. Për të shkuar atje, vështirësia e vetme është rruga. Në pjesën më të madhe është e amortizuar.

“Rruga e vështirë, se është disi e amortizuar, por ia vlen të vish deri këtu”, shprehet një vizitor.

Po sa mbërrin në liqenin e Zambakëve në rrethin e Gramshit të shfaqet ky peizazh, i bukur i natyrës shqiptare.

Të duket sikur je në zonën malore Zvicër por je 105 km larg kryeqytetit.

Vizitorët nuk e kanë lënë tu kalojë një bukuri e tillë. Atraksionet janë të shumta.

“Është si përrallë, ne bëjmë gjithë këto kilometra që vijmë këtu. Është një mrekulli”, shprehet një vizitor.

Zona është shumë e bukur, freski. Ua sugjeroj të gjithëve të vijnë”, thotë një tjetër.

Ergita Kaso nënkryetarja e bashkisë së Gramshit, na tregon më shumë se çfarë ky vend na ofron.

“Spikasin ujëvara Sotirës, kanioni Holtës, liqeni Dushkut, liqeni Zi, fshati Grabosht. Gjithashtu kemi edhe kalanë e Tunjës, kalanë e Irmeit, shpellën e Kabashit, sE fundmi dhe liqenin e Banjës”, shprehet ajo.

E ndërsa vëmendja për të vizituar këtë zonë shtohet, mungesa e hoteleve e bujtinave për qëndruar qoftë edhe një natë bën që turistët të jenë thjeshtë ditor.

Në 2019 numëroheshin diku ne 4000 turistë në vit, kryesisht janë turistë që vizitojnë bar restorantet.

Ergita Kaso tregon për Abc News se  po nxisim bizneset të investojnë.

Edhe për shkak të strukturave akomoduse. Ne si bashki po synojmë të nxisim bizneset investitorë që të investojnë në këto zona turistike, pasi zhvillimi i këtyre zonave vjen pikërisht prej këtyre investitorëve, dhe aktualisht po i nxisim biznesmenët që të investojnë në keto atraksione turistike dhe i ofrojmë lehtësira për të gjithë personat që do ofrojnë shërbime në fushën e turizmit”, thote ajo.

Kjo fermë me produkte bio ndodhet në fshatin Bulcar. Julian Shqyriu është një nga banorët që investimin e ka kthyer në burim të ardhurash.

“Ofrohen ushqime bio, ecje me kuaj, biçikletat janë tonat”, thotë ai.

E ndërsa lëmë pas liqenin e Zambakëve, rruga na çon drejt ujëvarës së Sotirës, 16 km larg Gramshit.

Kjo ujëvarë e bukur e ka marrë emrin nga fshati dhe ku ndodhet. Ujëvara buron nga faqja veri lindore. Ka një bukuri mahnitëse, që tërheq vizitor nga Shqipëria dhe të huaj

E magjishme dhe e ftohtë njëherazi. Këtë ndjesi të jep sapo syri sheh kanionin e Holtës. Një nga perlat dhe bukuritë në zonën e Gramshit. Me shpate të thepisura në rrjedhën e këtij lumi gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga aventurirët e ngjitjeve sportive. /abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!