Udhëtim me kushte, mjeku: Arsye diplomatike, jo epidemiologjike

schedule15:23 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:23 - 16 Qershor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Shqipëria duket se ka situatën më të mirë të Covid-19 në Europë, por kjo nuk pengon disa prej shteteve të vijojnë ti kërkojnë testin negativ apo  dokumentin e vaksinimit shqiptarëve që dëshirojnë t’i vizitojnë ndonëse vendi ynë aplikon politikën e dyerve të hapura pa kushte për ta.  Arsyet sipas mjekut Ilir Alimehmeti janë diplomatike dhe jo epidemiologjike.

“Këto janë edhe diskutime të marrëdhënieve me jashtë, incidenca javore ka shkuar 4.6, Greqia e ka 182. Pra kemi diferencë të stërmadhe,” shprehet mjeku.

Përmirësimi  sipas mjekëve vjen për shkak të motit, imunizimit natyral dhe atij përmes vaksinimit. Madje personat që e kanë kaluar koronvirusin referuar studimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë të nevojshme vaksinën anti-Covid.

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti i cili dhe më herët është shprehur se imuniteti natyral zgjat me vite ka ardhur  koha  për rishikimin e protokolleve të vaksinimit.

“Ka filluar të hapet ajo periudha nga kalimi i infeksionit tek bërja e vaksinës. Jam i bindur që me kalimin e kohës që kjo o do shthet o do të jepet rekomandim që nuk është e nevojshme,’ thekson mjeku.

Të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin sipas mjekut Alimehmeti janë të mbrojtur dhe ndaj varianteve të reja të  Covid 19, qoftë dhe atij Indian me transmetueshmëri të lartë.  Ndërkohë Shqipëria aktualisht nuk ka të konfirmuar asnjë rast të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!