Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në Seria A. Bomberi suedez edhe pse ka luajtur në vetëm dy ndeshje nga tre që u zhvilluan muajin e kaluar, arriti të linte gjurmë me paraqitjet e tij.
39-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 1-2 në derbi kundër Interit si dhe një dopietë tjetër në barazimin 3-3 me Romën në shtëpi. Ibra ka qenë vendimtar për të besuarit e Piolit, të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në renditje.
L’attaccante del @acmilan @Ibra_official è il miglior giocatore del mese di ottobre della @SerieA. La consegna del trofeo al 39enne svedese avverrà nel pre-partita del match con il Verona, in programma domenica 8 novembre a San Siro alle 20.45. pic.twitter.com/fxIUzfgNGm
— Dimensione Suono Soft (@Dimsuonosoft) November 6, 2020
Gjithashtu veterani është në vendin e parë dhe në listën e golashënuesve, pasi deri më tani ka arritur të shënojë shtatë gola. Mësohet se Zlatani do të tërheqë çmimin e fituar ditën e dielë në 8 nëntor, përpara duelit që Milani pritet të luajë në “San Siro” me Hellas Veronën. /abcnews.al

