Udhëheqësja e Hong Kongut mbron asgjesimin e brejtësave të infektuar me Covid

schedule05:07 - 23 Janar, 2022

schedule 05:07 - 23 Janar, 2022

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam ka paralajmëruar se infeksionet Covid-19 mund të rriten në mënyrë eksponenciale në një pjesë të qytetit dhe më shumë raste të përhapen për shkak të një shpërthimi te brejtësit. Në fillim të kësaj jave autoritetet urdhëruan një vrasje të llojeve të ndryshme të brejtësëve pas shpërthimit.

Vargu i rasteve Delta kishte qenë i lidhur me një punonjës të dyqanit të kafshëve shtëpiake dhe kjo gjë që i shtyu zyrtarët të testonin brejtësat. Zyrtarët deklaruan se një pjesë e brejtësave rezultuan të infektuar me Covid. Hong Kongu ndjek një strategji “zero-Covid” për të eliminuar sëmundjen. Zonja Lam u kërkoi njerëzve të shmangin tubimet përpara Vitit të Ri Hënor të javës së ardhshme pasi vendi po përballet me një shpërthim të variantit Omicron raporton “BBC”.

Qendra financiare aziatike ka disa nga rregullat më të rrepta të koronavirusit në botë pasi ndjek politikat e ashpra të Kinës kontinentale për zero-Covid. “Ne jemi të shqetësuar se rritja eksponenciale e rasteve që kemi parë në pjesë të tjera të botës po ndodh tani në Kwai Chung”, citohet të ketë thënë ajo nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Ajo tha se rastet që përfshinin variantin Delta po rriteshin gjithashtu për shkak të shpërthimit te brejtësat.

“Unë e kuptoj që pronarët e kafshëve shtëpiake janë të pakënaqur por interesi më i madh publik është kontrolli i pandemisë,” tha ajo. Rreth 2,000 lloje brejtësish dhe gjitarë të tjerë të vegjël do të asgjësohen për shkak të shpërthimit të lidhur me dyqanin e kafshëve shtëpiake. Zyrtarët thonë se mund të jetë një shembull i transmetimit të Covid nga kafsha te njeriu.

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër lëvizjes dhe mijëra të tjerë janë ofruar në rrjetet sociale për të shpëtuar kafshët shtëpiake. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!