Udhëheqësit europianë bëjnë thirrje për pauzë humanitare

schedule13:58 - 22 Mars, 2024

schedule 13:58 - 22 Mars, 2024

Liderët e BE-së kanë bërë thirrje për një “pauzë të menjëhershme humanitare” në Gaza dhe i kërkuan Izraelit të mos nisë një ofensivë të madhe tokësore në Rafah.

“Këshilli Europian bën thirrje për një pauzë të menjëhershme humanitare që çon në një armëpushim të qëndrueshëm”, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve”, thuhet në deklaratën e lëshuar në emër të të 27 liderëve.

Këshilli Europian i kërkoi qeverisë izraelite të mos ndërmarrë një operacion tokësor në Rafah.

Udhëheqësit e BE-së kanë qenë thellësisht të dyzuar për luftën në Gaza dhe kanë luftuar për një përgjigje të përbashkët deri më tani.

/abcnews.al