Udhëheqësit e BE-së kanë dënuar vendimin e Rusisë për të ndaluar hyrjen e tetë udhëheqësve europianë në territorin rus.
“Ky veprim është i papranueshëm, nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe është plotësisht i pabazë,” thanë në një deklaratë të përbashkët Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Parlamentit të BE-së David Sassoli.
“Ai synon Bashkimin Europian, jo vetëm individët,” theksuan ata.
Në një njoftim për shtyp të premten, qeveria ruse njoftoi se presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ishte midis tetë zyrtarëve europianë të saksionuar. Së bashku me Sassoli, Moska ka sanksionuar Vera Jourova, një politikane çeke që shërben si nënkryetare për vlerat dhe transparencën në Komisionin Europian, Jorg Raupach, kreun e zyrës së prokurorit të Berlinit dhe Jacques Maire, një politikan francez.
Ai tha se lëvizja ishte në përgjigje të sanksioneve europiane në mars, të cilat ndaluan udhëtimet dhe ngrinë pasuritë për një numër zyrtarësh rusë për abuzime të të drejtave të njeriut mbi ndalimin dhe burgimin e Alexei Navalny, kritikut të Kremlinit dhe udhëheqësit të opozitës që ndodhet aktualisht në burg.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE-së janë tensionuar që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe mbështeti separatistët pro-Rusisë gjatë luftës në Ukrainën lindore. Kohët e fundit, Rusia është përfshirë në një konflikt me Republikën Çeke duke çuar në protesta masive.
Protestuesit e kanë akuzuar Zeman për bashkëpunim me Moskën në mes të një mosmarrëveshje diplomatike duke bërë që të dyja qeveritë Çeke dhe Ruse të dëbojnë dhjetëra diplomatë. Çekët nuk duan që qeveria e tyre të jetë e orientuar nga Rusia, por nga Europa./abcnews.al


