Lideri rebel Ahmed al-Sharaa thotë se mbajtja e zgjedhjeve të reja në Siri mund të zgjasë deri në katër vjet. Në një intervistë për transmetuesin shtetëror saudit Al Arabiya të dielën, ai u shpreh se hartimi i një kushtetute të re mund të zgjasë deri në tre vjet dhe një vit para se sirianët të fillojnë të shohin ndryshime të rëndësishme dhe përmirësime në shërbimet publike pas përmbysjes së regjimit të Assad.
Ai tha se mund të kalojë gjithashtu një vit përpara se sirianët të fillojnë të shohin ndryshime të rëndësishme dhe përmirësime në shërbimet publike pas përmbysjes së regjimit të Asadit.
Kjo është hera e parë që ai jep një afat kohor për zgjedhjet e mundshme në Siri që kur grupi i tij Hayat Tahrir al-Sham (HTS) udhëhoqi ofensivën rebele që rrëzoi ish-presidentin Bashar al-Assad.
Sharaa tha se Siria duhet të rindërtojë sistemin e saj ligjor dhe do të duhet të mbajë një regjistrim gjithëpërfshirës të popullsisë për të mbajtur zgjedhje legjitime.
Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, ka udhëhequr autoritetet e reja të vendit pasi presidenca e Assadit ra në fillim të këtij muaji. Që atëherë, janë ngritur pyetje mbi mënyrën se si HTS do të qeverisë vendin multi-etnik.
HTS filloi si një grup xhihadist – duke përkrahur dhunën për të arritur qëllimin e tij për krijimin e një shteti të qeverisur nga ligji islamik (Sheriati) – por është distancuar nga ajo e kaluar në vitet e fundit.
Sharaa tha se grupi, i cili dikur ishte në linjë me Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën dhe është përcaktuar si një organizatë terroriste nga OKB-ja dhe shumë vende, do të “shpërbëhet” në një konferencë të ardhshme të dialogut kombëtar, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Mbledhja mund të jetë testi i parë nëse udhëheqja e re e Sirisë mund të arrijë qëllimin e premtuar për bashkimin e vendit pas trembëdhjetë viteve të luftës civile.