Udhëheqësi i Dubait, zgjidhet Presidenti i ri i Emirateve

schedule12:04 - 14 Maj, 2022

schedule 12:04 - 14 Maj, 2022

Mohamed bin Zayed Al Nahyan, është zgjedhur presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM.

“Këshilli Suprem Federal ka zgjedhur Mohamed bin Zayed si President të Emirateve të Bashkuara Arabe,” tha WAM në një postim në Twitter.

Vendimi erdhi një ditë pasi presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan vdiq në moshën 73-vjeçare. Nga ana e tij, nënpresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid al-Maktoum u zotua për besnikëri ndaj presidentit të ardhshëm.

“Sot, Këshilli Suprem Federal zgjodhi vëllain tim, Lartësinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si President”, tha bin Rashid, i cili është gjithashtu sundimtar i Dubait.

“Ne dhe njerëzit tanë zotohemi se do të jemi besnikë ndaj tij,” theksoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!