Udhëheqësi çeçen i gatshëm të dërgojë 3000 luftëtarë të tjerë në Ukrainë

schedule23:52 - 28 Nëntor, 2023

schedule 23:52 - 28 Nëntor, 2023

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov deklaroi se 3000 luftëtarë të tjerë të tij ishin gati të shkonin për të luftuar në Ukrainë si pjesë e njësive të reja të ministrisë ruse të mbrojtjes dhe forcave të Gardës Kombëtare Ruse.

Për Kadyrov, lufta në Ukrainë është një mburojë kundër agresionit perëndimor.

“Luftëtarët kanë pajisjet më të mira dhe armët moderne”, citohet të ketë thënë Kadyrov në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Përveç kësaj, djemtë janë shumë luftarak dhe shumë të motivuar për të arritur rezultate”, shtoi ai.

Në maj, Kadyrov tha se Çeçenia, e cila është një republikë federale e Rusisë, kishte dërguar më shumë se 26,000 luftëtarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 12,000 vullnetarë dhe se në atë kohë 7,000 prej tyre po luftonin në mënyrë aktive.