Udha e kryqit/ Të krishterët në botë mbajnë procesionin e Krishtit në kryq

schedule13:12 - 19 Prill, 2025

schedule 13:12 - 19 Prill, 2025

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën mbajtën udhën e kryqit. Në Romë katolikët u mblodhën në arenën e lashtë të Koloseut nga ku nisën procesionin, duke nderuar vuajtjet e Jezusit para kryqëzimit dhe vdekjen e tij në kryq.

Edhe në Athinë besimtarët mbajtën udhën e kryqit dhe ecën me lule dhe qirinj në duar. Mijëra banorë të Athinës ndoqën procesionet  nëpër kisha gjatë së premtes së madhe.

Në Rio de Janeiro banorët e favelave më të mëdha u mblodhën nëpër rrugë për udhën e kryqit. Riti fetar u shoqërua me shfaqje nga një grup teatri vendas që luajti momentet e fundit të Jezu Krishtit nga gjyqi i tij me Ponc Pilatin deri në kryqëzimin e tij.

Në Kili qindra besimtarë katolikë morën pjesë në udhën e Kryqit. Ngjarja u shënua me një shfaqje që tashmë është bërë traditë për Mundimet dhe vdekjen e Krishtit.

Sipas besimtarëve, ka mbi 50 vjet që zhvillohet dhe me kalimin e kohës është bërë më moderne.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!