Besimtarët katolikë në Shkodër përkujtuan një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik, Udhën e Kryqit.
Për të krishterët, ky ritual tregon udhëtimin e fundit të Jezusit dreejt Kryqit, ku u sakrifikua për mëkatet e njerëzimit.
Disa ditë para Pashkës, besimtarët ngjitën malin e Taraboshit, me kryqin në dorë, të udhëhequr Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj.
Udha e Kryqit” simbolizon rrugën e dhimbshme dhe të mundimeve të Krishtit, i cili me kryqin e tij mbi supe u kryqëzua për ta shpëtuar njerëzimin.
“Në kohën e kreshmës cdo famulli ka bërë udhën e kryqit. Është momenti që ne të krishterët meditojmë mundimin e vdekjes së jezusit, për të arritur në momentin e ringjalljes që është pashka. Përkujtojmë të gjitha situata e vështira, duke besuar se vdekja nuk është fjala e fundit. Pas vdekjes është ringjallja.”
Dhjetëra besimtarë morën pjesë në këtë ritual në Malin e Taraboshit që realizohet çdo vit që prej 1996./abcnews.al