Bylisi ende është në krye të Superiores për 21-vjeçarë, ndërkohë që Vllaznia e Laçi e ndjekin. Shkodranët kanë luajtur të hënën dhe kanë mposhtur me rezultatin 8-2 skuadrën e Turbinës, që shënoi e para dhe më pas u dorëzua para furisë së kuqebluve.
Spikati Mehdi Çoba, i cili ndëshkoi katër herë skuadrën cërrikase. Laçi, që numëron pikë sa Vllaznia, mposhti Akademinë e Futbollit në fund, me shifrat 2-0. Çekolli dhe Kodra realizuan golat që i dhanë tre pikët skuadrës kurbinase.
Kukësi gjithashtu fitoi sot, me “manita” kundër Football Republic. Fitore edhe për Dinamon, që likuidoi skuadrën e Apolonisë. Hidri kaloi në epërsi “Blutë e kryeqytetit”, kurse Zijaj vendosi baraspeshën. Osmanaj më pas shënoi golin e fitores. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE U21- JAVA 23
Football Republic-Kukësi 0-5
Shënues: Tabaku 6′, Skura (aut.) 12′, Merko 20′, Balla 42′, Shpuza 91′
Akademia e Futbollit-Laçi 0-2
Shënues: Çekolli 85′, Kodra 91′
Dinamo-Apolonia 2-1
Shënues: Hidri 5′, Osmanaj 51′ / Zijaj 23′
*Vllaznia-Turbina 8-2
Shënues: Hoxha 8′, Çoba 9′, 20′, 40′, 81′, Radovani 47′, Stafa 71′, 74′ / Kamxhiu 2′, Brako (pen.) 80′
*U luajt të hënën