U21/ Historike: Bylisi kampioni i parë, “manita” Vllaznisë në mes të Shkodrës

schedule16:59 - 19 Maj, 2021

schedule 16:59 - 19 Maj, 2021

Bylisi është kampion i Kategorisë Superiore U21, pasi mposhti ditën e sotme ekipin e Vllazninë me rezultatin 5-0 në Shkodër. Me lojtarë të ekipit të parë në fushë, ballshiotët nuk kanë falur dhe kanë shënuar që në minutën e dytë me Spahiun.

Më pas Qardaku dhe Ujka i çuan shifrat në 3-0 në pjesën e parën, kurse në të dytën realizuan edhe Carkanji dhe Emini. Bylisi shkoi në kuotën e 60 pikëve, tre më shumë se Laçi, që edhe nëse e barazon me pikë në ndeshjen e fundit nuk ndryshon asgjë për shkak të diferencës së golave në ndeshjet direkte mes tyre.

Kurbinasit triumfuan sot me rezultatin 5-7 kundër Football Republic dhe spikatën Prenga e Sulovari, me tre dhe dy gola të shënuar. Sot luajti edhe Tirana, që mposhti me “manita” Turbinën, kurse Kukësi në minutat shtesë likuidoi Dinamon. /abcnews.al

 

Duelet e sotme

 

Klasifikimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!