U21: Bylisi rimerr kreun, Vllaznia e Laçi ndjekin! Kukësi e Tirana nuk përmbahen

schedule14:59 - 13 Prill, 2021

schedule 14:59 - 13 Prill, 2021

Bylisi është rikthyer në vendin e parë, pasi mundi Teutën me rezultatin e pastër 2-0. Laçi ishte pushim dhe ballshiotët nuk kanë falur në shtëpi dhe autorët e golave ishin sulmuesit e ekipit të parë, Renato Spahiu dhe Anthony Bej.

Tani Bylisi numëron një pikë më shumë se Laçi, ndërkohë që edhe Vllaznia është pranë. Shkodranët kanë thyer sot Dinamon në transfertë, falë golave të shënuar nga Hoxha e Stafa.

Turbina ka fituar kundër Akadenisë së Futbollit me rezultatin 4-0 dhe spikat Fejzaj, autor i tre golave. Me të njëjtat shifra ka mundur Tirana skuadrën e Football Republic. Ganezi Richard Danso zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që më pas Beshiraj realizoi dygolësh dhe i la radhën Demajt.

 

Fitore regjistroi edhe Kukësi kundër Shënkollit, me rezultatin 5-2. Miqtë kaluan dy herë në epërsi, por skuadra e Rraman Hallaçit reagoi, pasi Ziaj barazoi dhe kaloi në epërsi verilindorët, që më pas shënuan edhe dy gola të tjerë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA 20
E martë, më 13 prill 2021, ora 13:00

Bylis-Teuta 2-0
Shënues:
Spahiu 61’, Anthony 76’
Kukësi-Shënkolli 5-2
Shënues:
Balla (pen.) 10’, Ziaj 64’, (pen.) 78’, Selimi 85’, Osma 87’/ Djala (pen.) 2’, 31’
Turbina-Akademia e Futbollit 4-0
Shënues:
Fejzaj 1’, 5’, 58’. Latifi 27’
Tirana-Football Republic 4-0
Shënues:
Danso 17’, Beshiraj 23’, 53’, Demaj 57’
Dinamo-Vllaznia 0-2
Shënues:
Hoxha 4’, Stafa 84’
*Apolonia-Kastrioti (nuk u zhvillua)

 

Klasifikimi