U19: Empoli nuk pyet për Interin, Asllani e Bozhanaj e çojnë në finale

schedule20:58 - 27 Qershor, 2021

schedule 20:58 - 27 Qershor, 2021

Ka përfunduar gjysmëfinalja e kampionatit U19 në Itali. Empoli u ndesh me Interin, sfidë që e fitoi 2-3 pas 120 minutave lojë. Protagonistë dy lojtarët shqiptarë të Empolit: Kristjan Asllani dhe Kleis Bozhanaj.

I pari shënoi golin e barazimit në minutën e 81-të, moment që Interi po kryesonte 2-1. Gol tepër i rëndësishëm ai i 19-vjeçarit, dhe ndeshja në shtesa.

Zikaltrit humbën qetësinë dhe u ndëshkuan dy herë më kartonë të kuq në pjesën e dytë të shtesave. Empoli përfitoi, Bozhanaj, i cili u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë, dhuroi një asist fantastik.

Leonardo Manfredi  e dërgoi në rrjetë dhe Empoli fitoi 2-3, duke siguruar kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, aty ku do të ketë përballë Atalantën. /abcnews.al