U17 & U19/ Gjysmëfinalet e Kupës, shorti rezervon përballje derbi

schedule12:20 - 3 Shkurt, 2020

schedule 12:20 - 3 Shkurt, 2020

Kupa e Shqipërisë për mosha këtë sezon kishte një format tjetër, ndërkohë gara ka mbërritur në fazën gjysmëfinale. Ditën e sotme është hedhur shorti dhe në të dyja moshat, për 17-vjeçarë dhe 19-vjeçarë, do të ketë derbi.

Footbal Republic-Partizani është derbi i parë, që do të zhvillohet të mërkurë, ndërkohë që Shënkolli-Tirana janë dy skuadrat e tjera që do të kërkojnë një vend në finale.

Për 19-vjeçarët, derbi i kryeqytetit është ai mes Tiranës dhe Dinamo, ndërkohë që edhe përballja Vllaznia-Shënkolli mund të konsiderohet e tillë, pasi bëhet fjalë për ekipe që përfaqësojnë qytete që janë pranë gjeografikisht. /abcnews.al

 

Shorti i Kupës së Shqipërisë, U17 dhe U19

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!