U17: Shqipëria dhe Kosova turne në Turqi, lista e ndeshjeve

schedule14:30 - 8 Janar, 2020

schedule 14:30 - 8 Janar, 2020

Shqipëria U17 do të marrë pjesë në Mercedes Benz Aegean Cup 2020. Ky turne zhvillohet në Turqi dhe organizohet nga federata e këtij vendi. Sikurse njofton FSHF, në Altinordu do të zhvillohet ky turne në periudhën 15-21 janar.

Veç Shqipërisë, marrin pjesë edhe shtatë ekipe të tjera. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Berisha do të jenë në një grup me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut. Ky është grupi B, kurse në grupin A konkurrojnë Turqia vendase, Republika e Irlandës, Kosova dhe Tanzania.

15, 17 dhe 19 janar datat e ndeshjeve në grupe. Më 21 janar zhvillohen takimet për vendin e shtatë, të pestë, të tretë dhe finalja e madhe për fituesin e turneut.

NDESHJET E SHQIPËRISË NË MERCEDES BENZ AEGEAN CUP 2020

15 Janar 2020 / Shqipëri – Maqedoni e Veriut ora 14:30
17 Janar 2020 / Ukrainë – Shqipëri ora 14:30
19 Janar 2020 / Korea e Jugut – Shqipëri ora 14:30
21 Janar 2020 / Finalet

/abcnews.al