U zyrtarizua me Interin, zbulohen detajet dhe klauzola e kontratës së Marcus Thuram

schedule07:58 - 3 Korrik, 2023

schedule 07:58 - 3 Korrik, 2023

Interi ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip, sulmuesin francez Marcus Thuram me parametra zero nga klubi gjerman i Borussia monchengladbach.

“Gazzetta.it” ka zbuluar detajet e kontratës së tij me klubin italian. Thuram do të ketë një kontratë deri në vitin 2028 me zikaltërit dhe gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej 95 milionë eurosh, e cila d otë jetë e vlefshme deri në ditën e fundit të kontratës dhe që nuk do të ulet me kalimin e viteve.

Marcus Thuram do të përfitojë një pagë prej 6 milionë euro neto në sezon, ose 7.7 bruto, falë avantazhit të dekretit të rritjes të shfrytëzuar nga Inter.

Ai ka firmosur për 5 vite. Fiton një komision thuajse 8-9 milionë euro dhe agjenti.

Më pas këtyre gjashtë milionëve do t’u shtohen bonuset, të lidhura me arritjen e rezultateve të caktuara dhe një numër specifik paraqitjesh./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!