Një vajzë iraniane është arrestuar pasi u zhvesh në një protestë jashtë universitetit në Teheran kundër kodit të rreptë të veshjes islame në vend. E reja u qortua nga policia për shkak se nuk mbante hixhab dhe në shenjë proteste, ka hequr rrobat duke qëndruar me të brendshme në oborrin e universitetit.
Grupi studentor, Amir Kabir Newsletter tha se studentja u zhvesh pasi rrobat e saj u grisën nga forcat e sigurisë. Amnesty International, e cila kërkon lirimin e saj, tha se vajza ishte arrestuar me dhunë pasi ajo protestoi kundër “zbatimit abuziv” të kodit të veshjes në Universitetin Islamik Azad të Teheranit.
Iran’s authorities must immediately & unconditionally release the university student who was violently arrested on 2 Nov after she removed her clothes in protest against abusive enforcement of compulsory veiling by security officials at Tehran’s Islamic Azad University. 1/2 pic.twitter.com/lI1JXYsgtm
— Amnesty Iran (@AmnestyIran) November 2, 2024
Mbajtja e një hixhabi (ose shamie) në publik është e detyrueshme për gratë sipas interpretimit të rreptë të ligjit islamik të Iranit që zbatohet nga e ashtuquajtura policia e moralit të vendit. Gratë iraniane mund t’i nënshtrohen dënimeve të ashpra, madje edhe për shkelje të vogla.
Protestat shpërthyen në të gjithë Iranin në vitin 2022 kundër kodit të veshjes pas vdekjes së Mahsa Amini, një 22-vjeçare që vdiq në paraburg pasi u arrestua për dyshimin se nuk mbante shaminë e saj siç duhet./abcnews.al


