Dy 16-vjeçaret e humbura më datë 1 janar në Tiranë janë gjetur nga policia gjatë mesditës së sotme në Përmet. Burime bëjnë me dije për abcneës.al se vajzat kanë deklaruar paraprakisht tek efektivët që i gjetën se ishin larguar me dëshirë nga shtëpia.
Ato u shprehën se veprimin e kishin ndërmarrë pasi familjarët nuk silleshin mirë me to. Mësohet se njëra prej vajzave i kishte prindërit e divorcuar.
Lexo edhe: Gjenden pas katër ditësh adoleshentet e humbura në Tiranë
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se aktualisht vajzat janë nisur për në kryeqytet, ku edhe do të pyeten nga policia.
16-vjeçaret iniciale M.H dhe K.A dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar duke humbur më pas çdo kontakt me familjen. Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri.
Policia bën me dije se dy të miturat janë në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al