U zhdukën nga kopshti zoologjik, gjenden dy majmunët e rrallë në SHBA

schedule17:36 - 1 Shkurt, 2023

schedule 17:36 - 1 Shkurt, 2023

Dy majmunë të rrallë që u zhdukën në mënyrë misterioze nga kopshti zoologjik i Dallasit në fillim të kësaj jave, pasi dikush e “çmonte” kafazin e tyre, janë gjetur të gjallë dhe tashmë janë kthyer në “shtëpinë” e tyre.

Lemurët perandorakë u panë në një ndërtesë të braktisur në Lancaster, një periferi jugore të Dallasit, tha policia, duke postuar në Twitter një foto të njërit të vendosur në një dollap.

Zhdukja e majmunëve është pjesë e një sërë incidentesh “të dyshimta” në kopshtin zoologjik. Në dy javët e fundit persona të panjohur kanë dëmtuar kafazin e babuinëve dhe një leopardi me re, ndërsa një shkaba 35-vjeçare është gjetur e ngordhur, jo për shkaqe natyrore. Leopardi u arratis, duke e detyruar parkun të mbyllej për një kohë të shkurtër.

Nuk dihet nëse ndonjë nga këto incidente lidhet me “arratisjen” e dy majmunëve, të cilët u kthyen në kopshtin zoologjik dhe u ekzaminuan nga veterinerët.

Të martën, policia e Dallasit postoi një foto të një të riu me të cilin oficerët “do të donin të flisnin” në lidhje me zhdukjen e dy primatëve. Që nga mëngjesi i sotëm, nuk ishte e mundur të kontaktohej me të./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!