U zhduk para disa ditësh, gjendet kapsula radioaktive në Australi

schedule08:29 - 1 Shkurt, 2023

schedule 08:29 - 1 Shkurt, 2023

Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur  kapsulën radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar. Shërbimet e urgjencës kishin gjetur “gjilpërën në kashtë”, sipas autoriteteve në Australinë Perëndimore. Kapsula përmbante një sasi të vogël të Caesium-137 radioaktiv, i cili mund të shkaktonte sëmundje serioze.

Ajo humbi midis qytetit të Newman dhe qytetit të Perthit në mes të janarit, një distancë prej afërsisht 1,400 km. Gjigandi i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e kapsulës. Kapsula po transportohej me një kamion midis një lokacioni miniere në veri të Newman në rajonin e Pilbara dhe pjesëve verilindore të Perthit midis 10-16 janarit, kur humbi.

Caesium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare. Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë kërkimit të tyre.

Zona e kërkimit për kapsulën e humbur ishte e madhe. Është afërsisht e barabartë me një distancë nga John O’Groats në Caithness në Land’s End në Cornwall, ose nga Washington DC në Orlando, Florida.

Ky incident erdhi ndërsa Rio Tinto(kompani minerare) po përpiqet të rifitojë reputacionin e tij në Australi. Në vitin 2020, Rio Tinto shpërtheu disa shkëmbinj 46,000-vjeçar në Grykën Juukan në Australinë Perëndimore për të hapur një minierë hekuri, duke shkaktuar një protestë të madhe që çoi në largimin e disa prej shefave kryesorë të kompanisë.

Dhe vitin e kaluar, një hetim parlamentar zbuloi se disa raste të ngacmimit seksual në firmat e minierave të Australisë, pasi një hetim i brendshëm në Rio Tinto zbuloi se më shumë se 20 gra kishin raportuar se ishin përdhunuar ose ngacmuar seksuliasht gjatë pesë viteve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!